Shekerinska dhe Çingli e përshëndetën bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes Maqedonisë dhe Kinës në mbrojtje

Maqedonia

Shekerinska dhe Çingli e përshëndetën bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes Maqedonisë dhe Kinës në mbrojtje

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 13:02
Shekerinska dhe Çingli

Zëvendësja e kryeministrit dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot në Qeveri u takua me nënkryetarin e Komitetit nacional të këshillit kinez politik dhe konsultativ të Kongrsit të 13-të nacional, Xhang Çingli, me të cilin i potencoi relacionet e shkëlqyeshme mes dy vendeve dhe popujve të bazuar në besim dhe respekt të ndërsjelltë.

Shekerinska e përshëndeti bashkëpunimin që e realizojnë Maqedonia dhe Kina në fushën e ekonomisë, kulturës, arsimit, ndërkaq u përshëndet edhe Nisma 16+1, të cilën e vlerësoi si shembull pozitiv për rolin që vendi dhe ekonomia e madhe mund ta ketë në kontekst të bashkëpunimit të përforcuar rajonal. Ajo posaçërisht e përshëndeti dhe u falënderua edhe për bashkëpunimin në domenin e mbrojtjes.

Shekerinska u falënderua edhe për mbështetjen e Ambasadës së RP të Kinës dhe bashkëpunimin e mirë me ambasadoren dhe atasheun ushtarak.

Çangli i përshëndeti, siç tha, dinamikën e zhvillimit dhe ndryshimet pozitive në shoqërinë e Maqedonisë dhe gatishmërinë e Qeverisë për ta përmirësuar jetën e qytetarëve në vend. Informoi për masat të cilat RP e Kinës po i ndërmerr për luftë kundër varfërisë dhe suksesin që është arritur në këtë fushë si dhe për hapat të cilat po ndërmerren në kontekst të arritjes së zhvillimit të shpejtë të ekonomisë.

Ai u angazhua për përforcim të bashkëpunimit në të gjitha sferat, posaçërisht në fushën e ekonomisë, kulturës dhe turizmit dhe u falënderua për zhvillimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në mbrojtje. E përshëndeti Nismën 16+1 dhe rrezultatet nga takimi i fundit në Sofje, ku kryeministri Zoran Zaev pati takim me kryeministrin e RP të Kinës, Keçiang, ku u konfirmua gatishmëria e të dy vendeve për hapje të perspektivave për thellim të bashkëpunimit ekonomik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat