Dimitrov: Maqedonia këtë javë pret fillimin e bisedimeve me NATO-n

Maqedonia

Dimitrov: Maqedonia këtë javë pret fillimin e bisedimeve me NATO-n

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 15:51
Nikola Dimitrov

Maqedonia këtë javë pret të marrë miratimin për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në NATO, deklaroi sot shefi i diplomacisë maqedonase Nikola Dimitrov.

“Kemi shpresa të mëdha, mendoj se gjithçka është gati dhe duhet të ndodhë këtë javë. Duhet të jemi të gatshëm të fillojmë bisedimet për anëtarësim”, tha Dimitrov në margjinat e samitit për Ballkanin Perëndimor në Londër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat