Kammenos jep dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Kuvendit grek

Maqedonia

Kammenos jep dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Kuvendit grek

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 18:48
Kammenos

Pas mbështetjes së iniciativës së opozitës, Demokracisë së Re, për votimin e mosbesimit të Qeverisë së Greqisë, pas së cilës ai u përjashtua nga partia e tij Grekët e Pavarur, zv. kryetari i Kuvendit grek, Dimitris Kammenos sot dha dorëheqjen.

Sipas korrespondentit të AIM-ës nga Athina, Kammenos njoftoi kryetarin e Kuvendit grek, Nikos Voutsis për vendimin në një letër që shpjegonte arsyet për dorëheqjen.

“Pas përjashtimit tim nga Grekët e Pavarur me zërin nga zemra që dhashë për çështjen e Maqedonisë dhe bisedat relevante që kishim në periudhën e kaluar, unë ju informoj për vendimin tim për të lehtësuar funksionimin e qetë të Kryesisë së Kuvendit dhe për të përjashtuar mundësinë të parashikuara me Rregulloren e Punës së Kuvendit. Unë po ju dërgoj dorëheqjen time nga pozita e nënkryetarit të Kuvendit grek”, shkruan Dimitris Kammenos në një letër drejtuar Voutsis.

Nën kryetari i ri i Kuvendit grek nga radhët e grekëve të pavarur duhet të zgjidhet të mërkurën. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat