Romeo: Maqedonia do të anëtarësohet në NATO

Maqedonia

Romeo: Maqedonia do të anëtarësohet në NATO

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 18:49
Carlo Romeo

Maqedonia do të marrë një ftesë për t’u bashkuar me NATO-n në Samitin e ardhshëm në Bruksel dhe procesi i anëtarësimit do të përfundojë brenda afatit të caktuar, tha ambasadori italian Carlo Romeo në takimin me ministrin e Diasporës, Edmond Ademi.

Siç theksojnë nga zyra e Ademit, Romeo ka shprehur interes për aktivitetet e tanishme të qeverisë në proceset e NATO-s dhe të eurointegrimeve, duke vënë në dukje mbështetjen e plotë nga pala italiane.

Takimi u fokusua gjithashtu në zhvillimet më aktuale në rajon dhe në mbarë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat