Ministria e Bujqësisë do të kompensojë dëmet e shkaktuara nga moti i keq në Resnjë

Maqedonia

Ministria e Bujqësisë do të kompensojë dëmet e shkaktuara nga moti i keq në Resnjë

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 19:35
Ilustrim

Përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe autoriteteve lokale do të dalin nesër në teren për të bërë inspektimin e dëmeve të kulturave bujqësore në rajonin e Resnjës, e cila sot ishte kapluar nga moti i keq.

Sipas informacioneve paraprake, sot shiu i madh i sotëm në rajonin e Resnjës ka shkaktuar dëme më të mëdha në fshatin Jankovec, pjesë të fshatrave Zlatari dhe Sopotskë
.
Vlerësimet e dëmeve do të kryhen nga Komisioni i vlerësimeve të dëmeve, i themeluar në maj nga komuna e Resnjës.

Afati për veprimtarinë e saj do të vazhdohet dhe do të përcaktohet nesër në varësi të dëmit dhe zonës së mbuluar. Pas përfundimit të vlerësimeve të dëmeve në terren, do të ndiqet një procedurë e kompensimit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat