Dimitrov: Qëllimi është vlerat evropiane, ndërsa jo anëtarësimi formal në BE

Maqedonia

Dimitrov: Qëllimi është vlerat evropiane, ndërsa jo anëtarësimi formal në BE

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 20:11
Nikolla Dimitrov

Premtimi i parë i madh i qeverisë aktuale të Maqedonisë vitin e kaluar ishte se ata do të futnin Maqedoninë në Evropë. Megjithatë, qëllimi përfundimtar për Maqedoninë nuk është anëtarësimi formal drejtë BE-së, por më tepër të bëhet një vend i vërtetë evropian me vlera të tilla si liria e medias, gjyqësorë të pavarur, shoqëri civile aktive, politikanë të përgjegjshëm.

“Këtë e deklaroi sot ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov në sesionin e panelit “Ardhmëria e procesit të Berlinit”, në kuadër të konferencës së pestë të nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor, i mbajtur në Londër nën kujdesin e Kryeministres britanike, Theresa May.

“Ne duhet të përqendrohemi dhe të jemi gati për të punuar drejtë saj. Në javën e parë të qeverisë sonë, ne vendosëm të mos përdorim paratë e taksapaguesve për qëllime marketingu, pas së cilës tregu i mediave u ndryshua krejtësisht”, tha Dimitrov.

Ai vlerësoi se për sundimin i ligjit ka nevojë për më shumë kohë dhe se nuk varet vetëm nga Qeveria, por është e nevojshme që të kemi gjyqtarë nga integriteti, gjyqësor të pavarur.

“Disa nga këto gjëra do të kërkojnë kohë, por vullneti politik është vendimtar dhe ne e kemi atë”, tha kreu i diplomacisë së Maqedonisë.

Dimitrov tha se par rajon të suksesshëm, nuk do të ketë Maqedoni të suksesshme.

Kompromisin për emrin e vlerësoi si mundësi të madhe për rajonin dhe shtoi se lajmet e këtilla të mira duhet të mbështetën

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat