Qeveria do të mbajë seancën e 78-të, në rend dite tema ekonomike

Maqedonia

Qeveria do të mbajë seancën e 78-të, në rend dite tema ekonomike

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 09:51
Ilustrim

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë në seancën e sotme të Qeverisë do të rishikohet informacioni në lidhje me sjelljen e programit për konkurrencë, inovacione dhe ndërmarrësi për vitin 2018, si dhe informacioni në lidhje me nënshkrimin e memorandumit për mirëkuptim në sektorin energjetik mes Ministrisë së Ekonomisë së Maqedonisë dhe Ministrisë së Energjetikës dhe Xehtarisë së Kosovës.

Para ministrave sot do të gjenden edhe dy informacione të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë për zbatimin e procedurës për shpallje publike për zgjedhjen e koordinatorit kombëtar për transplantime, si dhe informacioni për fillimin e procedurës për nënshkrimin e marrëveshjes për shpallje publike dhe plan aksionar për rikonstruimin e Spitalit të Përgjithshëm në Kërçovë.

Si material për informim në seancën e 78-të ministrat do të rishikojnë edhe raportin për realizim të planit operativ të aktiviteteve për zbatimin e strategjisë kombëtare për barazim të të drejtave të personave me nevoja të veçanta për vitin 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat