Robertson: Maqedonia ka përparuar për shkak të reformave të suksesshme

Maqedonia

Robertson: Maqedonia ka përparuar për shkak të reformave të suksesshme

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 11:19
Robertson

“Përparimi i Maqedonisë nuk do të ishte i mundur, nëse nuk do të ishte lidershipi i guximshëm dhe realizimi i suksesshëm i reformave”, thanë sot përfaqësuesit e Grupit të Ohrit, që udhëhiqet nga George Robertson, në takim me kryeministrin Zoran Zaev në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Londër.

Siç njoftojnë nga qeveria, ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s Robertson, në takim ka informuar gjithë anëtarët e Grupit të Ohrit se ka mbështetur letrën e cila në emër të grupit ju është dërguar shefave të shteteve anëtare të BE-së dhe NATO-s, për vendimin pozitiv të Këshillit të Evropës.

Në këtë takim diplomatët dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare kanë përmendur përparimin e Maqedonisë dhe marrëveshjen e arritur me Greqinë për çështjen e emrit.

Ndërsa kryeministri Zaev ka njoftuar anëtarët e Grupit të Ohrit për hapat që duhet të bëhen për zbatimin e marrëveshjes me Greqinë dhe për referendumin, në të cilin qytetarët do ta thonë fjalën e fundit për marrëveshjen për emrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat