Nga partia e Boshkovskit bëjnë thirrje që të rinjtë të dalin në referendum

Maqedonia

Nga partia e Boshkovskit bëjnë thirrje që të rinjtë të dalin në referendum

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 12:45
Ilustrim

Nga partia Të Bashkuar për Maqedoninë mbështesin marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit për emri dhe u bënë thirrje qytetarëve, veçanërisht të rinjve, që të dalin në referendum për të ardhmen e Maqedonisë evropiane.

“Kryetari i Të Bashkuar për Maqedoninë në seancën e djeshme ka marr vendim që ta mbështes marrëveshjen për zgjidhjen e kontestin për emrin. Vlerësimi i Kryetarit është që të jepet mundësi për të ardhmen më të mirë të të rinjve dhe gjeneratave të cilat vinë, nëpërmjet bërjes së kushteve për anëtarësim të vendit tonë në integrimet euroatlantike”, thonë nga Të Bashkuar për Maqedoninë.

Nga atje gjithashtu theksojnë se me shtesën Veriore nuk do të humbet identiteti i shtetit, por as edhe përcaktime esenciale.

Të Bashkuar për Maqedoninë paralajmërojnë se me vëmendje do ta ndjekin realizimin e marrëveshjes dhe se me veprimet e tyre do të kontribuojnë, siç thonë ata, në realizimin e të frymës së themeleve të partisë që nesër me të vërtet të bëhemi, anëtare e barabartë e BE-së dhe NATO-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat