Bilall Kasami takohet me ambasadorin e BE-së Samuel Zhbogar - Bota Sot
Bilall Kasami takohet me ambasadorin e BE-së Samuel Zhbogar

Maqedonia

E mërkurë, 22 gusht 2018

Bilall Kasami takohet me ambasadorin e BE-së Samuel Zhbogar

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 14:44
Bilall Kasami dhe Samuel Zhbogar

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i shoqëruar nga dy nënkryetarët e partisë, Kastriot Rexhepi dhe Fadil Zendeli realizuan takim me ambasadorin e BE-së, Samuel Zhbogar.

Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike në Maqedoni dhe kontributin e Lëvizjes BESA si parti opozitare në këto momente të rëndësishme për vendin, siç janë ndryshimi i emrit dhe hapja e rrugës për në BE dhe NATO. Në këtë takim u bisedua edhe për përkrahjen që Lëvizja BESA ua jep reformave në vend me theks të veçant reformave në gjyqësor që vendi të ecë përpara dhe të ketë progres në të gjitha fushat.

Kryetari Bilall Kasami dhe Ambasadori Samuel Zhbogar u dakorduan që takime të tilla të zhvillohen edhe në të ardhmen.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test