Franca do të mbështesë Maqedoninë në implementimin e marrëveshjes me Greqinë

Maqedonia

Franca do të mbështesë Maqedoninë në implementimin e marrëveshjes me Greqinë

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 19:08
Jean-Yves Le Drian

Franca jep mbështetje të plotë për implementimin e marrëveshjes mes Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë për çështjen e emrit, kurse qëndrimin që do ta transmetojë shefi i diplomacisë franceze Jean-Yves Le Drian në Samitin e procesit të Berlinit kushtuar Ballkanit Perëndimor, që mbahet në Londër.

Siç thuhet në deklaratën e zëdhënëses e Ministrisë për Evropë dhe për Punë të Jashtme të Francës, Agnès von der Muhll, e marr nga Ambasada e Francës në Shkup, në Samitin ku do të marrin pjesë 8 vende të BE-së (Gjermania, Austrua, Kroacia, Franca, Italia, Polonia, dhe Britania e madhe) dge gjashtë vendet e Ballkanint Perëndimor, ministri Le Drian do të prezantojë Kryetarin Macron.

Franca është e përfshëirë në procesin e Berlinit që nga fillimi në vitin 2014 dhe ishte nikoqire e Samitit në vitin 2016.

“Dialogu politik i vendosur në këtë rast në mes vendeve-anëtare të BE-së me Ballkanin Perëndimor, si dhe projektet kontkre që kanë për qëllim të zhvillimin ekonomik, të jepet përkrahje për të rinjtë dhe të zgjidhen kontestet bilaterale, dhanë kontribut në stabilitet, në zhvillimin ekonomik dhe social për përafrimin me BE-në të këtij rajoni”, do të theksojë në mes tjerash ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme.

Ai përsëri do të shprehë përkrahjen e Francës drejt pajtimit të vendeve dhe popujve të Ballkanin Perëndimor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat