Dimitrov: Në vend të datës, do të fokusohemi në krijimin e shtetit evropian

Maqedonia

Dimitrov: Në vend të datës, do të fokusohemi në krijimin e shtetit evropian

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 19:54
Nikolla Dimitrov

Maqedonia meritoi ftesë të pastër nga BE-ja për fillim të bisedimeve, por vendi do të pranojë atë që i është dhënë dhe do të punojë me atë. Këtë mesazh nga Samiti për Ballkanin Perëndimor nga Londra drejtoi shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Dimitrov, për datën e kushtëzuar për bisedime nga BE-ja, duke potencuar se procesi duhet të shkojë sipas arritjes individuale të shtetit, dhe jo të futen shtetet në grupe. Megjithatë, Dimitrovi më e rëndësishme se fitimi i datës është transformimi në shtet evropian.

“Edhe nesër të bëhemi anëtar i BE-së, Maqedonia do të jetë po i njëjti vend… Në vend që të fokusohemi në datë, të fokusohemi që ta bëjmë vendin evropian”, tha Nikolla Dimitrov.

Dimitrovi duke folur në debatin në Samitin e BE-së, tha se Maqedonia ende ka detyra shtëpie që të krijojë institucione të forta dhe se nuk duhet që vëmendjen e BE-së ta merr si luks dhe ta humbas mundësinë.

Në pyetjen për sfidat e procesit që gjendet Maqedonia, dhe mundësia e referendumi të jetë i pasuksesshëm, Dimitrovi tha se përgjegjësia më e madhe e Qeverisë është që të ballafaqohen me problemin dhe të bëhet gjithçka që të zgjidhet dhe të krijojë mundësi për qytetarët të zgjedhin. Sipas tij gjasat se qytetarët do ta përkrahin marrëveshjen janë, se pse bëhet fjalët për luftë në mes të kaluarës dhe të ardhmes, mes frikës, viktimizimit dhe shpresës.

“Do ta bëjmë më të mirën dhe shpresoj se të mjaftojë. Besoj se njerëzit në Maqedoni në të kaluarën kanë bërë zgjedhje të duhura kur janë gjendur në udhëkryqe historike. Do të ishte më mirë nëse kishim opozitë e cila më shumë mendon për vendin se sa për ardhmërinë e saj në politikë. Por mundet që të piqemi në këtë proces”, tha Ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat