Dje në Shkup kanë ndodhur nëntë aksidente në komunikacion

Maqedonia

Dje në Shkup kanë ndodhur nëntë aksidente në komunikacion

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 09:42
Ilustrim

Një këmbësor dje ka marr lëndime të rënda trupore, shtatë persona kanë marr lëndime të lehta në gjashtë nga nëntë aksidente trafiku dje, njoftojnë nga SPB Shkup.

Policia rrugore në natën e kaluar ka sanksionuar 27 vozitës të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se çka është e lejuar, ndërsa nga komunikacioni janë ç’kyçur 16 vozitës.

Sipas raportit policor, një vozitës ka qenë nën ndikimin e alkoolit, 14 persona ka vozitur para se të marrin patentën e shoferit, një ka qenë fillestar, nëntë vetura kanë qenë të paregjistruar dhe një për shkak të mbingarkesës.

Njësia për intervenim në kuadër të projektit të kontrollit të komunikacionit “Kultura e komunikacioni të fëmijëve parashkollor” sot do të realizoj punë edukativ në qerdhen “Veseli Cetovci” objekti “Perunika” në komunën e Kisella Vodës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat