Grand prej 4.6 milionë euro nga Zvicra për infrastrukturën komunale në Gostivar

Maqedonia

Grand prej 4.6 milionë euro nga Zvicra për infrastrukturën komunale në Gostivar

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 15:17
Grand prej 4.6 milionë euro nga Zvicra për infrastrukturën komunale në Gostivar

Një grand prej 4.6 milionë euro mjete të pa kthyera nga sekretariati shtetëror zviceran për çështje ekonomike (SEKO) për përmirësimin e ujësjellësit dhe infrastrukturës së kanalizimit në Gostivar.

Sot, në Ministrinë për Financa, sot u nënshkrua marrëveshje me të cilën këto mjete do të jenë në dispozicion të komunës. Marrëveshjen e ka nënshkruar Ministri për Financa, Dragan Tevdovski, Ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski, Drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunalec në Gostivar, Isak Lazami dhe përfaqësues nga KFV banka, e cila është administrator e mjeteve grand, Rene Eskeman.

Shuma e përgjithshme e cila investohet në përmirësimin e infrastrukturës komunale në Gostivar është 7.2 milionë euro. Këto mjete do të jenë të adresuar për blerjen e zbuluesve të ujit dhe me ato pakësohet humbja e ujit, janë paraparë mjete edhe për ndërtimin e rezervareve të reja, për gypa të ri dhe përmirësimin e rrjetit.

Pos garntit nga Zvicra, Gostivari për realizimin e këtij projekti do të marr edhe 250 mijë euro grand nga banka KFV, si dhe hua nga Qeveria prej 1.7 milionë euro. Gjithashtu, edhe komuna do të marr pjesë me mjetet e saja me shumë prej 682 mijë euro.

Së shpejti mjetet grand për projekte komunale nga banka KFV do të jepen edhe për komunat e Radovishit dhe Kavadarit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat