Samiti i NATO-s, Meta përshëndet ftesën për anëtarësimin e Maqedonisë

Maqedonia

Samiti i NATO-s, Meta përshëndet ftesën për anëtarësimin e Maqedonisë

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 17:54
Ilir Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përshëndetur ftesën që NATO i ka drejtuar Maqedonisë për hyrjen e saj në Aleancën e Atlantikut të Veriut, si një katalizator i mëtejshëm i sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Përmes një postimi në rrjetin social Tëitter, Meta shkruan se Samiti i NATO-s përforcoi lidhjen jetike të aleancës përmes vendimeve angazhuese për të gjitha vendet.

POSTIMI I METËS:

Samiti i #NATO në Bruksel përforcoi lidhjen jetike transatlantike përmes vendimeve edhe më angazhuese për të gjithë. Përshëndes ftesën për anëtarësim drejtuar Republikës së ardhshme të #Maqedonisë Veriore, katalizator për më shumë siguri dhe stabilitet në #Ballkanin Perëndimor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat