Jordanov: Qeveria harxhon paratë e popullit për politikat e saja tradhtare

Maqedonia

Jordanov: Qeveria harxhon paratë e popullit për politikat e saja tradhtare

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 14:57
Ivan Jordanov

Maqedonia nuk ka marr as ftesë për BE por as rekomandim pa kusht për NATO. Por, edhe pos kësaj, edhe përpos depresionit që qeverisë, humbjeve, kriminalitetit, si dhe skandaleve korruptive ditore, Qeveria e LSDM-së ka vendosur që të organizojë festa të shtrenjta që të paraqiten politikat e këqija si fitore, akuzon Ivan Jordanov, anëtar i Komiteti ekzekutiv e OBRM-PDUKM.

“Të nderuar socialdemokrat, morali dhe përgjegjësia ka kohë që ka humbur nga kokat tuaja. Gënjeheni nëse mendoni se populli do t’ju besoj. Këtë herë jeni lexuat, qytetarët janë mençur dhe mund ta vlerësojnë se çka është e vërtetë dhe çka gënjeshtër. Zotëri nga qeveria, edhe të gjithë estradën po ta sillni dhe të gjitha parat nga bota po t’i harxhoni, nuk do të mund t’i fshihni tradhtinë, mëkatet dhe revoltën e qytetarëve, mos zbardhjen e vrasjeve, si dhe varfërinë e qytetarëve”, tha Jordanov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat