Ulet numri i vdekjes së foshnjave në gjashtë muajt e parë në Maqedoni

Maqedonia

Ulet numri i vdekjes së foshnjave në gjashtë muajt e parë në Maqedoni

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 18:58
Ilustrim

Është ulur numri vdekjes së foshnjave në Klinikën për Gjinekologji në Shkup. TV Nova jozyrtarisht mëson se në gjashtë muajt e parë të këtij viti kanë ndërruar 57 foshnje, për dallim nga viti i kaluar kur kishin ndërruar jetë 82 foshnje në gjatë muajt e parë.

“Kjo do të thotë se numri i vdekjes së foshnjeve është ulur për 17.7 për qind. Ndërsa shtohet shpresa se punët janë duke ecur në drejtim të mirë dhe po punohet për edukimin dhe këshillimin e kuadrit”, thonë nga Klinika.

Jozyrtarisht mësohet se gjashtë nga foshnjat e vdekura kanë qenë me anomali, jo vetëm në zemër por edhe organe tjera dhe nuk kanë mundur të shpëtohen. Ndërsa në dy raste është dashur të ndërprehet shtatzënia për shkak të problemeve shëndetësore të nënave.

Drejtoresha e Klinikës për Gjinekologji, Viktorija Jovanovska, as nuk e ka konfirmuar e as mohuar këtë informacion, vetëm shkurt është përgjigjur se janë të lumtur për përparimin. Ajo shtoi se për më shumë detaje do të deklarohet Ministria e Shëndetësisë.

Në mars të këtij viti opinioni u alarmua me të dhënat pasi në tre muajt e parë kishin ndërruar jetë 35 foshnje. Ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan se në tre muajt e parë në Klinikën për Gjinekologji kishin lindur gjithsej 1155 foshnje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat