“Maqedonia e vetme”: Qeveria kukull të ndalojë me provokimet sepse pastaj qahen se i rrahin

Maqedonia

“Maqedonia e vetme”: Qeveria kukull të ndalojë me provokimet sepse pastaj qahen se i rrahin

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 18:10
Ilustrim

Partia “Maqedonia e Vetme” reagon për festën e festës për anëtarësim në NATO

“Qeveria kukull në Shkup me festën më të re të NATO-s në 15 qytete në shtet, vazhdon me provokime kundrejt popullit njëjtë siç ishin provokimet e vitit të kaluar të 27 prillit dhe e detyruan popullin të hyjë në Kuvend për të mbrojtur rendin kushtetues. “Maqedonia e Vetme”, e kupton frikën e qeverisë kukull se populli nuk dëshiron NATO-n dhe ndryshim të emrit, por, kjo nuk ju jep të drejtë të festoni dhe të shpërndani gënjeshtra sepse Maqedonia as ka fituar ftesë për anëtarësim në NATO as fitoi datë për fillim të bisedimeve me BE-në, Për më shumë, festa e NATO-s është luks për qytetarët që përbën harxhime të pamenduara të parave të shtetit nga buxheti”, thuhet në kumtesë.

“Maqedonia e Vetme” thotë se “me qëllimin më të mirë e këshillon qeverinë në Shkup të ndalojë me provokime kundrejt popullit të vet sepse pastaj do të qajnë kur do t’i rrahin, për më tepër, mund të vij në ngjarje të padëshiruara që nuk do të jenë vetëm rrahja dhe zvarritja në Kuvend për shkatërrimin e Maqedonisë dhe maqedonasve.

“Maqedonia e vetme përsërit se Maqedonia as do të jetë anëtare e NATO-s as do ta ndryshojë emrin, dhe vetëm se do të mbetet turpi dhe përgjegjësia e qeverisë kukull në Shkup dhe përpjekja e dëshpëruar që të fshijë gjithçka që është maqedonase dhe që pasardhësit e tyre do të turpërohen me ato”, thuhet në reagimin e “Maqedonia e Vetme”.

Ndërkaq, sot Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka organizuar në 15 qytete festë për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO nën moton “Shkojmë përpara, Maqedonia në BE dhe NATO”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat