Pappas: Pas marrëveshjes së Prespës fillon epokë e re

Maqedonia

Pappas: Pas marrëveshjes së Prespës fillon epokë e re

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 12:20
Nikos Pappas

Për mundësitë e bashkëpunimit midis Maqedonisë dhe Greqisë, pas nënshkrimit të marrëveshjes, në fushat e juridiksionit të tij, flet Ministri për Politikë Digjitale, Telekomunikime dhe Mediume i Greqisë, Nikos Pappas në intervistë për AIM.

Ai thotë se ekzistojnë ideja që në të ardhmen do të realizohen duke potencuar se tash, fillon epokë e re për të dyja vendet.

“Marrëveshja nga Prespa është shumë i rëndësishëm dhe pozitiv edhe për Greqinë dhe për Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe mendoj se në rrugën drejt finalizimit të marrëveshjes, por edhe menjëherë do të mundemi të zbatojmë praktika të mira dhe ideja pozitive për bashkëpunim midis dy vendeve në niveli e teknologjive të reja. Lidhja e politikës digjitale janë të aktiviteteve të cilat munden t’i çojnë dy vendet bashkërisht në hapin e ardhshëm drejt ardhmërisë. Ekzistojnë shumë mundësi të përbashkëta për zhvillim dhe të dyja palët jemi të vendosura që t’i shfrytëzojmë”, përgjigje Nikos Pappas në pyetjen se sa është e rëndësishme marrëveshja e Prespës për dy vendet.

I pyetur për disa projekte konkrete që do të ndërmarrin dy palët, Pappas u përgjigj se ende është herët të flitet për punë konkrete.

“Mendoj se është herët të bisedojmë për punë konkrete. Në këtë moment ne e shpejtojmë politikën digjitale dhe jemi më shumë se të lumtur që ta shpërndajmë me fqinjët tanë, me Ish Republikën e Jugosllavisë Republika e Maqedonisë, ideja dhe aktivitete për projekte të këtilla.

Ai tha se për fat të keq, çështja e emrit ishte pengesë gjatë gjithë këtyre viteve për bashkëpunim më të përafërt mes dy vendeve.

“Për fat të keq ishte pengesë, keq për Greqinë, keq edhe për IRJM-në. Por, fillon epokë e re”, tha Nikos Pappas, Ministër në Qeverinë e Greqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat