Mickoski: Mjaftë ishte me shkatërrimin e Maqedonisë, amnisti për të dënuarit e 27 prillit

Maqedonia

Mickoski: Mjaftë ishte me shkatërrimin e Maqedonisë, amnisti për të dënuarit e 27 prillit

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 15:56
Micskovski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së në marshin protestues iu drejtua Kryeministri të Republikës së Maqedonisë dhe tha se stiloapsi nuk puthet, puthet vetëm emri i vendit tënd, ajo që u ka kujdesur që ta udhëheqësh si Kryeministër, edhe shumë pak. Trego pak dinjitet, mos u nënshtro dhe të aktrosh si personazh si çirak në përrallat popullore maqedonase. Bëhu maqedonas krenar.

Ai sot e përsëriti kërkesën për amnistimin e personave të 27 prillit.

‘Mjaft ishte me shkatërrim të maqedonasve dhe gjithçka që është maqedonase! Kemi shtet të kapur. Erdhën në qeveri me keqpërdorimin e fateve të njerëzve. Dhe se nuk ka javë që nuk ndodhë ndonjë vdekje e ndonjë fëmije, ndonjë foshnjë e rrahur, keqpërdorim të të miturve, vdekje tejet të hershme të njeriut. Është koha që ta kthejë shtetin dhe t’i thuhet një JO e madhe për këtë karteli jopopullor që është në qeveri”, tha Micskovski duke përsëritur se OBRM-PDUKM-ja ju bën thirrje të gjithë qytetarëve që t’i thonë Zoran Zaevit dhe LSDM-së se Maqedonia po çohet dhe se Maqedonia do të fitojë.

“Qeveria e humbi ndërgjegjen. Ministrin e Punëve të Brendshme do ta shihni se si bashkohet në euforinë partiake e orkestruar për NATO, gjoja ka festuar, por nuk mund ta shihni në konferencën për shtyp dhe të sqarojë për arsyet dhe motivet e vdekjes së Nikolla Sazdovskit, se i ka kapur keqbërësit dhe se të njëjtit në burg, dhe do të përgjigjen për veprën që e kanë kryer. Nuk do ta dëgjoni, por do ta shihni në veturat luksoze dhe do ta shihni nëpër restorante se si festojnë. Më e pakta që mund të bëj, nëse ka ndërgjegje te ai është që të dalë dhe të japë dorëheqje të pa revokueshme. Jemi dëshmitarë të ngjarjeve të padëshiruara në qytetin e Shkupit dhe që kalojnë sikur të mos ketë ndodhur asgjë, si gabim statistikor. Fëmijët theren me thikë, kurse kryesit e atyre veprave marrin dënime me mbikëqyrje nga në punëtor sociale. Ata njerëz do t’i humbasin jetët, çka duhet më shumë që të ndodh për të besuar se nuk ju shkon për dore? Se nuk e dini se çka po bëni? Nuk mundeni të fshiheni pas teksteve të porositura edhe kundër meje edhe kundër OBRM-PDUKM-së’, deklaroi Mickoski në marshin protestues në Kavadar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat