Neziri: Reformat në gjyqësor, më të vështirat për zbatim

Maqedonia

Neziri: Reformat në gjyqësor, më të vështirat për zbatim

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 12:14
Xhelal Neziri

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johannes Hahn, nesër do të vizitojë Maqedoninë dhe do të nisë procesin e skriningut në vend për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Sipas agjendës, Hahn nesër në mëngjes do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, ndërsa më pas me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi dhe kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. 

Eurokomesari Hahn pritet që të mbajë fjalim para anëtarëve të Këshillit kombëtar për eurointegrime në Kuvendin e Maqedonisë.

Javën e kaluar Hahn njoftoi se do ta vizitojë Maqedoninë dhe Shqipërinë për fillimin e procesit të skriningut në këto dy vende. Pas përfundimit të takimeve në Shkup, Hahn do të udhëtojë për në Tiranë.

Analisti politik Xhelal Neziri pret që reformat në gjyqësor të jenë më të vështira për zbatim. 

"Ajo është pika në sistemin për të cilën Maqedonia ka marrë kritika serioze gjatë periudhës së kaluar. Do të shkohet në një proces të gjatë që do të thotë kyçjen edhe të protagonistëve tjerë politik në Maqedoni, sidomos të opozitës dhe kjo mendoj do të jetë detyra më e vështirë e vendit që t'i përshtatë vlerat e saja me ato të BE-së", thotë Neziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat