Bakoyannis: Kotzias bëri gabim që dha termin maqedonas dhe gjuhë maqedonase

Maqedonia

Bakoyannis: Kotzias bëri gabim që dha termin maqedonas dhe gjuhë maqedonase

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 17:16
Dora Bakoyannis

Nga Demokracia e Re e Greqisë, mendojnë se Kotzias ka bërë gabim që ka lejuar kombësinë maqedonase dhe gjuhën maqedonase, mendon ish-shefja e diplomacisë greke, Dora Bakoyannis, për radio “247”, duke shtuar se për shtetësinë ka mundur të qëndrojë “qytetarë të”, në vend të Maqedonisë.

“Të gjithë në Demokracinë e Re pajtohen se ka qenë gabim i madh nga ana e Kotzias që ta jep kombësinë, gjegjësisht titullin maqedonas dhe gjuhën maqedonase. Kjo ishte gabim, sepse ajo është rrënja e irredentizmit. Nga momenti kur kemi biseduar vetëm për shtetësinë gjegjësisht për pjesën që është në pasaportë, në pasaportë ka mundur të shkruhet lirshëm “qytetarë të” dhe të mbarohet me këtë. Është mundur t’i ikë kësaj dhe të mos jepej mundësi që ta kenë atë që thotë Zaev “erga omnes maqedonas”, thotë Bakoyannis.

Ish-shefja e diplomacisë greke thotë se pozicioni i saj nuk është ndryshuar që nga viti 2008 dhe vazhdon me emër të pajtueshëm. por thekson se problemi nuk është emri por irredentizmi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat