Aktivistët mbeten kundër ndërtimit të gazsjellësit në Vodno

Maqedonia

Aktivistët mbeten kundër ndërtimit të gazsjellësit në Vodno

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 22:06
Foto ilustrim

Iniciativa qytetare “E dua Vodnon” mbetet me qëndrimin se është kundër çfarëdo aktiviteti të ndërtimtarisë në “Park Malin Vodno” dhe pas takimit të djeshëm me zëvendës Kryeministrin për çështje ekonomike, Koço Angjushev, drejtorit të Resurseve Energjetike të Maqedonisë, Bajram Rexhepi dhe përfaqësues të Kabinetit të Bashkisë së Shkupit dhe Drejtoria Komunale Publike “parqe dhe gjelbërim” Shkup.

Nga iniciativa sot kumtua se janë kundër aktiviteteve të tilla, posaçërisht kur tregohet gjetja e mundshme e zgjidhjes alternative.

Ata e nxisin Qeverinë dhe përgjegjësit e saj institucional që t’i aktivizojnë të gjitha mekanizmat që ta mbrojnë Vodnon dhe të gjendet një zgjidhje për gazsjellësin jashtë kufijve të Vodnos.

“Nëse vërtet dëshirohet të gjendet opsioni më i mirë, ai natyrisht që do të bëhet. Zhvendosja e Qendrës Klinike e kohëve të fundit është shembulli më i mirë i projektit të gatshëm”, thuhet në kumtesën e Iniciativës qytetare.

Sipas aktivistëve, pozita në të cilën është kjo Qeveri në raport me ndërtimin e gazsjellësit nëpër Vodno është e qartë, respektivisht, siç theksojnë ata, Qeveria duhet të marr përgjegjësi për projektet jo të mira nga pasardhësit e tyre, për peshën e kredisë të pa realizuar, pasojave për rejtingun e kredisë.

Ata shtojnë se shikim e fundit të përbashkët të planit urbanistik nëpër Vodno janë treguar pretendimet e tyre dhe gjerësinë e saj dhe impaktit kundrejt mendimit të bazuar të informacioneve që janë plasuar zëvendës Kryeministri Angjshev dhe përfaqësuesve të Resurseve Energjetike të Maqedonisë.

Ata rikujtojnë se në pretendimet e tyre se lëvizja prej 9 kilometrave nëpër Vodno mbi katër kilometra kalojnë nëpër mal e cila do të shkatërrohet, kundrejt, siç thonë ata, informatës që e kanë pasur Angjushev dhe përfaqësuesit e Resurseve Energjetike të Maqedonisë që ajo lëvizje nuk është më e lartë se 600 deri në 1000 metra.

“Jemi të kënaqur që të gjithë arritëm që të sigurohemi, por jo edhe të bindin z.Angjshev për dëmin që kjo pjesë e gazsjellësit do si sjell Vodnos. Por, në të njëjtën kohë, jemi të dëshpëruar që edhe të vërtetimeve të gjendjes faktitike në teren, dhe duke ditor rëndësinë dhe vlerat e Vodnos, Qeveria ende mbetet në qëndrimin se Vodno duhet të jetë dëm kolateral për zbatimin e gazsjellësit magjistral e cila do ta çojë nga Shkupi drejt Tetovës, Gostivarit, Kërçovës dhe Kosovës. Është koha që të vendoset fund në përkrahjen zgjidhjeve të gabuara dhe ata pengojnë ardhmërinë tonë duke e arsyetuar me përfitime ekonomike”, thuhet në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat