Pendarovski: Greqia do ta respektojë marrëveshjen

Maqedonia

Pendarovski: Greqia do ta respektojë marrëveshjen

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 22:34
Stevo Pendarovski

Koordinatori Kombëtar për NATO, Stevo Pendarovski konsideron se Greqia nuk do ta thyejë marrëveshjen për çështjen e emrit, dhe se do të respektojë atë.

Marrëveshja, siç ka Pendarovski në intervistën për Kanal 5, është edhe për interesat kombëtare të Greqisë, por ceku se kontesti që nga fillimi ka qenë asimetrik dhe se është kërkuar ndryshimi i emrit të Maqedonisë.

Pendarovski tha se historia e Maqedonisë nuk na ka mësuar se në Greqi ka njerëz që e konsiderojnë veten si maqedonas, dhe nuk janë ata që flasin gjuhën maqedonase“Historia ynë nuk na mësoi se në Greqi ka pasur maqedonas, të ndryshëm nga ato që flasin gjuhën maqedonase. Duhet ta respektojmë nëse dikush e konsideron veten si maqedonas. Ky është shtet multi-etnik. Institucionet shtetërore në Maqedoni të këtilla nuk mund të etnikohen”, tha Pendarovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat