Zaev në takim me liderët partiak për përgatitjet për referendumin

Maqedonia

Zaev në takim me liderët partiak për përgatitjet për referendumin

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 09:01
Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, sot në ora 18:00 në Klubin e Deputetëve ka caktuar takim në nivel liderësh.

Pritet që në takim të flitet për tejkalimin e dallimeve mes opozitës dhe pozitës për përgatitijet për referendumin për marrëveshjen me Greqinë, i cili duhet të mbahet në vjeshtë.

“Për shkak të momentit të jashtëzakonshëm politik që kërkon shtrirjen e kornizës institucionale të takimeve të liderëve, në këtë takim në formatin 1+1 (kryetari i partisë politike dhe një përfaqësues i partisë politike), janë ftuar partitë me më shumë se një deputet në Kuvendin e Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Sipas informacioneve në takim janë ftuar kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, i BDI-së Ali Ahmeti, të dy krahët e Lëvizjes Besa Bilall Kasami dhe Afrim Gashi, i PDSH-së Menduh Thaçi, i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela dhe kryetarët e partive tjera më të vogla maqedonase.

Kjo është hera e parë e takimit të liderëve, në të cilin janë ftuar kryetarët e partive që kanë më shumë se një deputet në Kuvend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat