Vazhdon dilema, i kujt është ambsadori i ri në Zvicër i LSDM-së apo i BDI-së?

Maqedonia

Vazhdon dilema, i kujt është ambsadori i ri në Zvicër i LSDM-së apo i BDI-së?

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 13:37
Qenan Ramadan

Pas emërimit të ambsadorit të ri në Zvicër, nga kryeministri Zoran Zaev vazhdon ende dilema se cilës parti i takon Qenan Ramadani. Nga asnjëra parti nuk japin hollësi për ambasadorin e ri, por të dy palët heshtin. Zaev tha se ambasadori i ri është i jashtëzaknoshëm dhe fuqiplotë, por nuk përmend nëse është kuadër i LSDM-së apo i BDI-së, shkruan TS.

“Sot, u takova me Ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Maqedonisë në Zvicër, Qenan Ramadanin.

Zvicra është një mik tradicional, një mbështetës i madh dhe donatori më i madh për Republikën e Maqedonisë.

I uroj atij një mandat të suksesshëm  Ramadanit, me fokus në forcimin e bashkëpunimit me Zvicrën, kryesisht në frontin ekonomik” ka shkruar dje kryeministri Zaev.

Sot, zv/kryeminisri, Bujar Osmani është takuar me Qenan Ramadanin, por pa treguar se është pjesë e BDI-së apo është emëruar nga Zaev si kuadër i LSDM–së.

“Takim me Kenan Ramadanin, me rastin e emërimit të tij për Ambasador të Republikës së Maqedonisë në Zvicër. Eksperienca e tij disavjeçare do të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Zvicrës – vend i cili është një ndër donatorët më të rëndësishëm dhe që ka rol historik në zhvillimin dhe përparimin e Maqedonisë” ka shkruar Osmani pas takimit me Ramadanin.

Ndryshe Qenan Ramadani ka punuar në  Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat