Qytetarët protestojnë para Klubit të Deputetëve në Shkup

Maqedonia

Qytetarët protestojnë para Klubit të Deputetëve në Shkup

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 19:42
Protesta

Me transparent në dorë “nuk ju votuam që të ndryshoni emrin”, këtë pasdite janë pritur liderët e partive më të mëdha në Maqedoni, të cilët momentalisht janë në takim për përgatitje për referendum.

Dhjetëra qytetarë brohoritnin “uaa” ndaj politikanëve që vinin në takim.

Përndryshe takimi vjen pas ftesës së Kryeministrit Zoran Zaev për përgatitje për referendum. Partitë politike me më shumë se një deputet në Kuvendin e Maqedonisë janë të ftuara të marrin pjesë në këtë takim që mbahet në Klubin e Deputetëve në Maqedonisë.

Në takim ishin prezent Zoran Zaevi si Kryetari i LSDM-së me Radmila Sheqerinskën, Hristijan Mickoski me Tanja Karakamisheva nga OBRM-PDUKM-??, Ali Ahmeti dhe Bujar Osmani nga BDI-ja, Ziadin Sela dhe Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët, Menduh Thaçi dhe Imer Aliu nga PDSH-ja, Afrim Gashi në njërën anë dhe Bilall Kasami dhe Fadil Zendeli në anën tjetër të Besës , Goran Milevski dhe Dufe Kokoski nga PLD-ja, Liljana Popovska dhe Maja Moraçanin nga Ringjallja Demokratike e Maqedonisë, Lupço Dimovski dhe Vladanka Aviroviq nga partia socialiste, si dhe Tito Petkovski dhe Goran Misovski nga Partia social-demokrate e re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat