Zaev: Nga PSM thanë se janë parti e veçantë nga OBRM-PDUKM dhe qëndruan në takim

Maqedonia

Zaev: Nga PSM thanë se janë parti e veçantë nga OBRM-PDUKM dhe qëndruan në takim

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 10:17
Zoran Zaev

Partia Socialiste e Maqedonisë qëndroi deri në fund të takimit të liderëve, ndryshe nga OBRM-PDUKM, është për BE dhe NATO, u përgjigj kryeministri Zoran Zaev në pyetjen a donë të thotë se qëndrimi i partisë së Ljubisha Ivanovski-Xingo deri në fund të takimit në klubin e deputetëve, shumicës parlamentare i shtohet edhe një parti.

“Në takim, nuk diskutuam se kush do të votojë për ndryshimet kushtetuese. Nga PSM në takim thanë se ata janë një parti e veçantë nga OBRM-PDUKM dhe do të qëndrojnë në takim”, tha Zaev.

Dje në takimin e liderëve kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski e lëshoi takimin me arsyetimin se nuk ka qenë i qartë koncepti se pse nuk janë thirrur përfaqësues të të gjitha partive politike. Ai, siç tha, i bëri thirrje Kryeministrit Zoran Zaev që më së voni deri të hënën të organizojë takim liderësh në formën e mëparshme, gjegjësisht me liderët e partive më të mëdha politike, LSDM, OBRM-PDUKM, BDI dhe një parti opozitare të shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat