Arrestohen disa shtetase të huaja në rajonin e Pollogut

Maqedonia

Arrestohen disa shtetase të huaja në rajonin e Pollogut

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 12:08
Ilustrim

Në aksionin e fundit të policisë në dy objekte hotelierike në Gostivar janë arrestuar 11 femra, njoftojnë nga SPB Tetovë.

Në aksionin kontrollues të bërë gjatë periudhës nga 23:00 deri ora 5:00 të mëngjesit, në objektin hotelierik në fshatin Çegran, pronë e 50 vjeçarit A.Sh. nga Çegrani, janë ndaluar nëntë femra. Nga ato, shtatë femra nga jashtë dhe dy shtetase të Republikës së Maqedonisë, të cilat si këngëtare dhe valltare i kanë zbavitur mysafirët.

Gjashtë nga ato të moshës në mes 21 deri më 47 vjeç kanë qenë nga Republika e Shqipërisë dhe një nga Republika e Greqisë dhe së bashku me pronarin e lokalit janë arrestuar dhe po mbahen në stacionin policor në Gostivar për procedura të mëtejshme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat