Carovska: Vetëm përmes përforcimit juridik, mund të krijojmë sistem përgjegjës dhe funksional

Maqedonia

Carovska: Vetëm përmes përforcimit juridik, mund të krijojmë sistem përgjegjës dhe funksional

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 14:36
Milla Carovska

“Vetëm përmes përforcimit juridik të qytetarëve mund të krijojmë sistem përgjegjës, të drejtë dhe funksional. Pikërisht për këtë vendosëm që organizatat civile të jenë partnerët tanë në përforcimin e grupeve të ndjeshme në nivel lokal, të cilët shpesh nuk kanë qasje në drejtësi”, tha sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, në fjalimin e samitit për partneritet të hapur qeveritar në Tbilisi, Gjeorgji.

Samiti u organizua nga Ministria e Drejtësisë e Gjeorgjisë dhe Nisma për drejtësi e Institutit “Shoqëri e hapur”.

“Grupet e ndjeshme shpesh nuk kanë qasje në drejtësi, sepse kjo është çështje multisektoriale. Vetëm përmes përforcimit juridik të qytetarëve mund të krijojmë sistem përgjegjës, të drejtë dhe funksional. Qytetarët nuk guxojmë t’i shikojmë si shfrytëzues të shërbimeve të sistemit. Ato duhet të jenë subjekt aktiv në krijimin e ligjeve dhe shërbimeve”, theksoi ministrja Carovska.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thotë se punon në ndryshime sistematike, me qëllim që të sigurojë mekanizma, të cilat do të mundësojnë mbështetje dhe ndihmë për çdo individ.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat