Deskoska: Vlerësim cilësor të gjyqtarëve si në sistemin gjyqësor gjerman

Maqedonia

Deskoska: Vlerësim cilësor të gjyqtarëve si në sistemin gjyqësor gjerman

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 14:38
Thomas Gerberich

Ministrja për drejtësi, Renata Deskoska, sot u takua me ambasadorin e Republikën Federative të Gjermanisë në Maqedoni, Thomas Gerberich, të shoqëruar nga Shtefan Pirner, udhëheqës i projektit për Maqedoninë në kuadër të fondacionit gjerman për bashkëpunim juridik ndërkombëtar.

Reformat urgjente dhe mesazhet nga raporti i Pribes ishin në fokus të takimit të sotëm, dhe në këtë drejtim Deskoska theksoi se edhe në vet raportin është vlerësuar që të përcillen disa linja të caktuar të sistemit gjyqësor gjerman, ndërsa veçanërisht në pjesën e cilësinë e vlerësimeve të gjyqtarëve, për dallim nga sistemi vendas, e cila përmban një numër elementesh për vlerësim kuantitativ të gjyqtarëve.

Afatet e përfshira në planin e veprimit nga strategjia për reforma në gjyqësor nuk janë lënë jashtë temës në takim, dhe në këtë drejtim Deskoska theksoi se e mban principin e punës çka e ka pasur ish-ministri, dhe lajmëroi proces këshillues me të gjitha palët për të gjitha ligjet të cilat Ministria e Drejtësisë do t’i ndryshoj në periudhën e ardhshme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat