Fazliu takoi Spasovskin, diskutojnë për sigurinë dhe luftën kundër korrupsionit

Maqedonia

Fazliu takoi Spasovskin, diskutojnë për sigurinë dhe luftën kundër korrupsionit

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 22:07
Fazliu takoi Spasovskin

Ministri për vetëqeverisje lokale, Suhejl Fazliu sot u takua me Ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ku kanë biseduar për sigurinë në vend, luftën kundër kriminalitetit dhe korrupsionit dhe për koordinimin e aktiviteteve në interes të shtetit dhe qytetarëve.

“Në mbledhje mes tjerash u fol edhe për luftën kundër dhunës, ekstremizmit të dhunshëm si një nga shfaqjet më të rrezikshme që asnjë shtet në botë nuk është imun. Ministri Fazliu theksoi se siguria e qytetarëve është në rend të parë në punën e Ministrisë dhe se të gjitha aktivitetet lidhur me ndalimin e shfaqjeve negative do të vijojnë me vëmendje të madhe dhe t’ju japin përkrahje të plotë punës së Këshillit Kombëtar për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm”, thonë nga Ministria e vetëqeverisjes lokale.

Fazliu në takim në Ministrinë e Vetëqeverisjes lokale, ka informuar për aktivitet lidhur me Programet për bashkëpunim ndërkufitar përmes shfrytëzimit të IPA fondeve dhe se MPB-ja ka pasur rol të rëndësishëm në përmirësimin e komunikimit dhe lëvizjes së qytetarëve nga të dy anët e kufirit me fqinjët tonë.

Fazliu dhe Spasovski, gjithashtu, kanë biseduar për çështjet lidhur me shërbimet e zjarrfikësve në vend, problemet që po ballafaqohen njësitë kundër zjarrit, si dhe financimi i tyre dhe aktivitet që duhet në të ardhmen t’i koordinojë Ministria për Vetëqeverisje Lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat