Publikohet paga mesatare neto për muajin maj në Maqedoni

Maqedonia

Publikohet paga mesatare neto për muajin maj në Maqedoni

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 14:16
Ilustrim

Paga mesatare neto për muajin maj të këtij viti në Maqedoni ka qenë 24.509 denarë, që është rritje për 7.1 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2017.

Sipas Entit Shtetëror për Statistika rritja e këtillë është pasi është rritur paga mesatare në sektorin e objekteve për akomodim (23.1%), aktiviteteve financiare dhe të sigurimit (17.4%) dhe sektorin e informacioneve dhe komunikimit (15.3%).

Ndërsa rritje të pagës mesatare në krahasim me muajin prill është shënuar në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit (19.2), objekteve për akomodim (13.9) dhe industrinë përpunuese (3.1%).

Kurse paga mesatare bruto në muajin maj të këtij viti ka qenë 35.983 denarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat