Maqedoni: Padi penale kundër tre personave të punësuar në Kadastër dhe një topograf

Maqedonia

Maqedoni: Padi penale kundër tre personave të punësuar në Kadastër dhe një topograf

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 17:49
Foto ilustrim

Drejtoria e Policisë Financiare nga Gjykata Themelore ka ngritur padi penale kundër tre të punësuarave në Agjencinë për Kadastër dhe Patundshmërisë dhe një topografi të autorizuar, për shkak “punë të paligjshme” dhe “falsifikimin e dokumenteve zyrtare”.

Padi penale është ngritur kundër personave me iniciale M.S., I.S., dhe I.L. të punësuar në Agjencinë për Kadastër dhe kundër personit D.N. në punën e tij zyrtare topograf.

I padituri I.L si një punonjës i Agjencisë për Kadastër dhe Patundshmërisë ka vepruar në një rast të formuar në bazë të një dokumenti zyrtar, raporti gjeodezik që përmban të dhëna të rreme të përgatitura nga topografi i paditur D.N. gjatë vitit 2011 e lëshuar mbikëqyrjen e obliguar në punën e tyre dhe kompetencave në mënyrë që pa i verifikuar të dhëna që mbahen në regjistrim dhe laboratorin gjeodezik me të dhënave në bazën ligjore ka kryera regjistrim të të dhënave në kadastër dhe patundshmërive pa pasur pa ekzistencën e një baze ligjore.

Në këtë mënyrë, personat K.A dhe N.A, në kundërshtim me ligjin, ua mundësuan atyre të fitojnë të drejtën për të përdoru tokën ndërtimore pjesë të parcelës kadastrale në bazë të së cilës të njëjtit persona gjatë vitit 2013 përmes privatizimit kanë fituar të drejtën e pronësisë së tokës së njëjtë të ndërtimit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme për personin A.M. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat