LAMM: Në vendkalimin kufitar Tabanoc ka pritje të gjata

Maqedonia

LAMM: Në vendkalimin kufitar Tabanoc ka pritje të gjata

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 19:26
Ilustrim

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë mjediseve të qytetit është rritur.

Në vendkalimin kufitar Tabanoc, rreth 30 deri 60 minuta janë duke pritur për hyrje dhe dalje nga vendi, ndërsa në pikat e tjera kufitare nuk ka më ndalesa për hyrje dhe dalje nga vendi, thonë nga LAMM në raportin e rregullt mbi gjendjen e rrugëve.

Përndryshe, trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet në rrugë të thata.

Nga LAMM rekomandojnë lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur gjatë lëvizjes dhe në pajtueshmëri me sinjalizimin në trafik.

Në gryka dhe prerje mund të ketë rrëshqitje të dheut, sidomos në rrugët: Koçani-Makedonska Kamenica-Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazh, Mavrovë-Dibër-Strugë, Demir Kapi-Udovë, Katlanovë-Veles, Krushevë-Demir dhe Hisar Resen-Bukovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat