Mbyllet debati për Kodin Zgjedhor pa pranimin e asnjë amendamenti - Bota Sot
Mbyllet debati për Kodin Zgjedhor pa pranimin e asnjë amendamenti

Maqedonia

E diel, 19 gusht 2018

Mbyllet debati për Kodin Zgjedhor pa pranimin e asnjë amendamenti

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 22:14
Mbyllet debati për Kodin Zgjedhor pa pranimin e asnjë amendamenti

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Artan Grubi, mbylli debatin mbi Kodin Zgjedhor, pa pranuar asnjë amendament.

Para mbylljes së seancës, ai tha se “për shkak se kishte shumë të paraqitur për dhënien e fjalës, vendosa ta mbyllë seancën, sepse për shkak të afatit të caktuar për përfundimin, ashtu edhe të gjithë nuk do të ishin në gjendje të diskutonin gjithçka”.

Seanca sipas Rregullores së Punës duhej të përfundonte sot në mesnatë, sepse ishte një procedurë e shkurtuar dhe me flamur evropian. E njëjta ishte hapur dje pasdite, ku nuk kishte asnjë diskutim. Deputetët e OBRM-PDUKM-së thanë dje se Grubi hapi debatin vetëm për kohën që të përmbushë agjendën e tij, domethënë të mbyllë dëgjimin më shpejt. Para fillimit të debatit të djeshëm OBRM-PDUKM dorëzoi 401 amendamente. Amendamenti i parë u hodh poshtë, ndërsa pjesa tjetër nuk u shikuan.

Diskutimi i sotëm kaloi me shumë pauza, ofendime dhe debate politike nga të dyja partitë LSDM dhe OBRM-PDUKM. 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test