Nuhoxhiq: Anëtarësimi në NATO, krahas garancave të sigurisë, sjell edhe benefit të madh ekonomik

Maqedonia

Nuhoxhiq: Anëtarësimi në NATO, krahas garancave të sigurisë, sjell edhe benefit të madh ekonomik

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 11:22
Mevludin Nuhoxhiq dhe Oliver Spasovski

Maqedonia me inkuadrimin në NATO, krahas garancave të sigurisë, do të ketë edhe benefit të madh ekonomik. Këtë e tregoi përvoja e Malit të Zi pas hyrjes në Aleancë, porositi ministri malazez i Punëve të Brendshme, Mevludin Nuhoxhiq pas takimit të djeshëm në Ohër me kolegun e tij nga Maqedonia, Oliver Spasovski.

"Integrimi i vendeve nga Ballkani në NATO është kontribut drejt një Ballkani të sigurtë, drejt sigurisë rajonale e cila është e rëndësishme njejtë sa edhe siguria interne e çdo vendi individualisht. Ne si anëtare e 29-të e Aleancës sot kemi më shumë investime se sa më parë, që tregon për faktin se siguria është edhe resurs i rëçndësishëm ekonomik", tha Nuhoxhiq, duke cekur se krahas investimeve, rritje shënon edhe numri i turistëve të huaj që e vizitojnë Malin e Zi.

Ministri i Punëve të Brendshme i Malit të Zi vlerësoi më tej se rruga e Maqedonisë drejt anëtarësimit në NATO është zgjedhje drejt një të ardhme më të mirë, zhvillimit, përparimit dhe sigurisë më të madhe.

"Besoj se kryesia juaj shtetërore do të arrijë t'i hapë të gjitha dyert në atë rrugë, të cilat janë vendime të rënda në kuptimin politik dhe dhe atë rrugë do ta ecin së bashku me qytetrët të cilët dinë ta ndajnë të mirën nga e keqja, që është mjaft me rëndësi, të vërtetën nga gënjeshtra dhe politikën ditore nga historikja. Ne politikanët kemi për detyrë t'u ndihmojmë qytetarëve ta bëjnë zgjidhjen e vërtetë", theksoi Nuhoxhiq.

Ministri Spasovski tha se për Maqedoninë është jashtëzakonisht me rëndësi t'i shfrytëzojë përvojat pozitive të Malit të Zi në periudhën e negociatave inkuadruese me NATO-n dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

"Posaçërisht biseduam për kapitullin 24 - Drejtësinë, lirinë dhe sigurinë, çështje e cila e para do të hapet në axhendën e negociatave inkuadruese me BE-në dhe këtu me rëndësi të veçantë për ne është oferta e palës malazeze për të ndihmuar bashkarisht t'i mposhtim të gjithë hapat në proces", deklaroi Spasovski.

Ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, shtet i cili në kuadër të integrimeve evropiane ka hapur 31 kapituj dhe përkohësisht ka mbyllur tre të tillë nga negociatat për anëtarësim në BE, e ceki gatishmërinë e autoriteteve në Podgoricë që përmes ndarjeve të përvojave të veta ta ndihmojnë Maqedoninë në rrugën e saj eurointegruese.

Dy ministrat konstatuan se marrëdhëniet miqësore dhe relacionet e vendosura mes Maqedonisë dhe Malit të Zi duhet të shfrytëzohen në drejtim të përmirësimit të bashkëpunimit të ndërsjelltë në të gjitha sferat e interesit të përbashkët, posaçërisht në përballjen me sfidat e sigurisë me të cilat ballafaqohen dy vendet, rajoni, e madje edhe kundër kërcënimeve globale.

Si sfida kyçe i cekën luftën kundër krimit të organizuar, migrimin, tregtinë me njerëz. Me atë rast u sqarua se në takim janë prezantuar të gjitha aktivitetet që minsitritë e të dy vendeve i zbatojnë në pjesën e reformave të shërbimeve të sigurisë, përforcimin e kapaciteteve për hetime financiare dhe konfiskim të pronës, për luftën kundër korrupsionit, kundër të gjitha formave të krimit....

Ministri malazez i Punëve të Brendshme Nuhoxhiq nga ana e tij tha se bashkëpunimi i deritanishëm dhe marrëdhëniet vetëm e konfirmojnë raportin miqësor mes dy shteteve.

"Ai raport miqësor jep mundësi për avancim të bashkëpunimit të ndërsjelltë... Me krëcëniemt e sigurisë mund të përballemi në mënyrë efikase vetëm prëmes bashkëpunimit cilësor në nivel të ç[rditshëm, si bilateral ashtu edhe rajonal, e madje edhe më gjerë në nivel global. Besoj se edhe ky takim i sotëm do të japë impuls plotësues në atë drejtim", tha Nuhoxhiq.

Ministrat e Punëve të Brendshme të Maqedonisë dhe Malit të Zi në suaza të takimit të punës në Ohër nënshkruan Memorandum për bashkëpunim në komisionet nacionale dhe trupat për luftë kundër migrimit ilegal dhe tregtisë me njerëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat