Të hënën debat për Kodin Zgjedhor dhe takim liderësh

Maqedonia

Të hënën debat për Kodin Zgjedhor dhe takim liderësh

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 21:15
Kuvendi

Në seancën e Kuvendit që vazhdon ditën e hënë, deputetët duhet të debatojnë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor pas mbarimit të debatit dy ditor në Komisionin për çështje evropiane.

Të njëjtën ditë, në mëngjes, duhet të vazhdojnë bisedimet midis liderëve të katër partive politike më të mëdha për zhbllokimin e zgjedhjes së Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), përcjell Telegrafi Maqedoni

Qeveria dorëzoi Propozim-ligjin për ndryshimin e Kodit zgjedhor me të cilat, siç thotë, do të zhbllokohet formimi i KSHZ-së para mbajtjes së referendumit në vjeshtën e këtij viti. Qeveria kërkon nga që anëtrët e KSHZ-së në vend me shumicë dy të tretë të zgjidhen me shumicë prej 61 deputetë.

Nga OBRM-PDUKM-ja akuzojnë se ashtu siç bëjnë me Ligjin për gjuhët, njëjtë edhe me Kodin Zgjedhor, qeveria në mënyrë brutale e keqpërdor flamurin e Evropës dhe Komisionin për Çështje Evropiane. Sipas partisë opozitare, Kodi Zgjedhor asnjëherë nuk është miratuar pa konsultime me opozitën, dhe nuk është shqyrtuar në Komisionin për Çështje Evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat