Është gjetur i vdekur zyrtari policor, me plagë në kokë

Maqedonia

Është gjetur i vdekur zyrtari policor, me plagë në kokë

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 09:32
Ilustrim

45-vjeçari që ka punuar si polic është gjetur i vdekur dje në Prilep. Ai është gjetur në automjet me plagë në kokë dhe me pistoletën zyrtare në dorë.

Prokurori i përgjithshëm e kryen hetimin dhe ka dhënë urdhër të bëhet autopsi për t’u vërtetuar arsyet e vdekjes.

Burimet thonë se bëhet fjalë për vetëvrasje. Polici ka qenë në njësinë “luanët” dhe ka marr pjesë në konfliktin e vitit 2001.

Sipas burimeve thuhet se zyrtari policor ka qenë në pushim mjekësor në muajt e fundit për shkak se ka pasur gjendje shëndetësore të ligë psikofizike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat