Maqedonia në fund të listës të shteteve ku qytetarët nuk kanë para për pushim

Maqedonia

Maqedonia në fund të listës të shteteve ku qytetarët nuk kanë para për pushim

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 11:25
Ilustrim

Maqedonia gjendet në fund të listës së shteteve ku qytetarët nuk mund t’ia mundësojnë vetes një javë pushim. Këtë e tregoi studimi i “Eurostat”.

Më shumë se një e treta e qytetarëve të Maqedonisë apo 65.3% nuk mund t’ia mundësojnë vetes një pushim. E njëjtë është gjendja në Serbi me 62.8%.

Sipas studimit, një e treta e popullatës në BE apo 32.9% nuk mund t’ia mundësojnë vetes një pushim vjetor. Gjendje më të mirë e ka Norvegjia, ku vetëm ^% e qytetarëve nuk mund t’ia mundësojnë vetes pushim javor. Pas Norvegjisë gjendet Suedia me 8.2%, e më pastaj Zvicra me 8.9% në vitin 2016.

Nga anëtaret e BE-së, gjendjen më të keqe e ka Rumania, ku dy e treta e popullatës nuk mund të mundësojë pushim vjetor, kurse pas Rumanisë vjen Kroacia me 61.2A%.

Në Turqi është 71.5% (sipas të dhënave të vitit 2015) që qytetarët nuk kanë para për pushim vjetor.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat