Pas temperaturave të larta rikthehet moti i ligë në Maqedoni

Maqedonia

Pas temperaturave të larta rikthehet moti i ligë në Maqedoni

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 18:37
Foto ilustrim

Në javën e ardhshme, apo më saktë ditën e hënë dhe ditëve në vijim cikloni “Florian” përsëri do të kthehet dhe do të ndikojë tek moti.

Do të ketë kushte për destabilizim të atmosferës me reshje të shiut më të shpeshta me stuhi dhe erë të fortë.

Proceset atmosferike do të jenë në formën e motit të ligë e ndjekur me shi, ku mund të ketë përmbytje lokale, vetëtime, dhe erë e fuqishme.

Qytetarët i paralajmërojmë dhe i këshillojmë se në këso situatash të jenë të kujdesshëm, respektivisht në rast të vetëtimave të mos jenë në hapësira të hapësira dhe nën drunj të vetmuar derisa barinjtë t’i ndajnë kafshët e tyre në grupe më të vogla me qëllim që t’i mbrojnë.

Në të njëjtën kohë kur do të ketë vetëtima, t’i fikin aparatet shtëpiake që të mos vijnë në situatë të padëshiruar dhe njëlloj në rast të erërave të fuqishme të kenë kujdes se si lëvizin dhe i parkojnë automobilat, respektivisht që t’i parkojnë automobilat e tyre larg drunjve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat