Ndryshimet e shpeshta të motit, shkaktar të problemeve shëndetësore

Maqedonia

Ndryshimet e shpeshta të motit, shkaktar të problemeve shëndetësore

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 18:47
Ilustrim

 Kjo verë po karakterizohet me temperatura të larta, dhe ngritje rënie të shpeshta të temperaturave.

Kjo ka ndikim të drejtëpërdrejtë ndaj organizmit theksojnë mjekët, sipas të cilëve në këtë periudhë janë evidente rastet me shtypje të lartë, por edhe të ulët të gjakut.

"Jemi dëshmitar se në periudhën e kaluar kishte temperatura jo stabile dhe tër kjo ndikon drejtëpërdrejtë te shtypja e gjakut. Qytetarët që kanë shtypje të lartë duhet ta marrin terapinë e nevojshme që ta rregullojnë shtypjen e gjakut. Poashtu kemi edhe raste të shtypjes së ulët edhe te qytetarët që marrin me rregull terapi dhe te ata që nuk marrin terapi." – tha Margareta Atanasovska, mjeke e ndihmës së shpejt.

Sipas mjekëve në ato raste rekomandohet që para marrjes së terapis të matet shtypja. Personat me shtypje të ulët duhet të konsumojnë sa më shum lëngje. Poashtu të shpeshta janë edhe rastet me kokëdhembje.

"Në këtë periudhë ka traste të shpeshta të kokëdhëmbjes dhe marramendje. Kjo është pasojë e ndryshimeve të shpeshta të temperaturave. Nëse këto simptome zgjsin dy dit rekomandohet vizitë te mjeku amë." – deklaroi Margareta Atanasovska, mjeke e ndihmës së shpejt.

Rreshjet e shpeshta kanë rritur lagështinë e ajrit, e cila shkokton vështërsi në frymëmarrje, sidomos te personat me probleme në organet respiratore. Prandaj rekomandohet që në ditët me temperatura të larta, të shmanget ekspozimi në diell në periudhën mes orës 11:00 deri në ora 17:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat