Medarski mohon se zyra e avokatisë e tij është e lidhur me firmën që fitoi tender

Maqedonia

Medarski mohon se zyra e avokatisë e tij është e lidhur me firmën që fitoi tender

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 22:13

Pas që OBRM-PDUKM-ja ndërlidhi zyrën e avokatit të Zoran Zaevit Filip Medarski se zyra e këtij avokati është në të njëjtën adresë me firmën që fitoi tenderin 35 milionë euro, reagon Filip Medarski.

“Partia politik OBRM-PDUKM dha deklarata se firma, e cila ka konkuruar në tender prej Ministrisë së Shëndetësisë është e regjistruar në të njëjtën adresë, si zyra ime e avokatisë. Do të dëshiroja ta informoj publikun se zyra ime e avokatisë nuk ka asnjë lidhje me firmën që ka konkurruar në tenderi dhe e them me plotë përgjegjësi se ajo firmë, themeluesit e saj, drejtuesit dhe punëtorët e saj asnjëherë nuk i kam përfaqësuar, por as që personalisht nuk i njoh cilin do nga ato”, tha avokati Filip Medarski.

Ai shton se për momentin e nxjerrjes së informacionit rreth tenderit, nuk ka qenë në dijeni se ajo firma ka të njëjtën adresë me zyrën e tij.

“Në të njëjtën adresë janë të regjistruara më shumë se 7 zyra avokatie, të cilat janë të lidhura me zyrën time. Kush e ka regjistruar firmën mund të kontrolloj në regjistrin qendror, por me siguri nuk është zyra ime. Nëse edhe më tej lidhet zyra ime me at firmë apo tenderin e Ministrisë së Shëndetësisë do t’i trajtoj si keqbërës dhe tendencioz dhe do të ndërmarr procedura për mbrojtjen e nderit tim dhe dukjes time”, tha ai në reagimin tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat