Sa qytetarë në Maqedoni kanë televizorin me ngjyra bardhë e zi?

Maqedonia

Sa qytetarë në Maqedoni kanë televizorin me ngjyra bardhë e zi?

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 15:38
Ilustrim

Sipas të dhënave të vitit 2017 deri 11.750 qytetarë në Maqedoni kanë televizor me ngjyrat bardhë e zi. Është interesante pasi 2.1 për qind e banorëve kanë akoma këtë lloj televizori.

Ljupço Paunkoski nga Ohri, i cili merret me servisimin e këtyre televizorëve, thotë se i fundit që ka riparuar është më 20 mars të vitit 2006 dhe është paguar 700 denarë për rigjenerimin e ekranit.

Ai është riparues i pajisjeve elektronike për 38 vite, ndërsa më herët ka punuar edhe në RTVM. Ai më shpesh ka riparuar modelet “867”, “869”, “Atllas”, “Major 67”, “Ambasador”, “Diplomat” dhe “Kalipso”.

Për këto Paunkoski thotë se këta televizorë janë analogë dhe mund të marrin sinjale të disa kalaneve të sotshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat