Kasami: Të gjitha partitë politike të punojnë për referendum të suksesshëm

Maqedonia

Kasami: Të gjitha partitë politike të punojnë për referendum të suksesshëm

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 19:03
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, pas takimit të liderëve deklaroi se mbështet marrëveshjen e KSHZ-ën, për financimin e partive politike dhe për qeverinë e Përzhinës.

“BESA mbështet KSHZ-në, financimin dhe për marrëveshjen e Përzhinës. Për referendumin, shpresoj që të gjitha partitë politike do të punojnë që ai të jetë i suksesshëm dhe qytetarët do të japin vullnetin e tyre për çështjen e rëndësishme”, tha Kasami”.

Ndërsa kryeministi Zoran Zaev më herët njoftoi se është pranuar propozimi i OBRM-PDUKM-së që para çdo cikli zgjedhor të formohet qeveri teknike e cila do të organizojë zgjedhjet, sikur në formatin e Qeverisë së Përzhinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat