Maqedoni, rritet çmimi i dizelit

Maqedonia

Maqedoni, rritet çmimi i dizelit

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 13:53
Ilustrim

Benzina Eurosuper BS-95 nga mesnata do të shtrenjtohet për gjysmë denarë, ndërsa çmimi me pakicë i Eurosuper BS-98, Eurodizelit dhe vajit ekstra të lehtë do të mbetet i pandryshuar.

Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimi i ri i Eurosuper-95 do të jetë 71.50 denarë për litër.

Çmimi i Eurosuper BS-98 mbetet 73 denarë, Eurodizelit 62.50 denarë dhe i vajit ekstra të lehtë do të mbetet 51.50 denarë.

Sipas vendimit, do të ulet edhe çmimi i mazutit dhe do të shitet për 33.65 denarë për kilogram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat