Arsovski: LSDM-ja futi në borxh secilën familje për 4000 denarë

Maqedonia

Arsovski: LSDM-ja futi në borxh secilën familje për 4000 denarë

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 17:13
Dimçe Arsovski

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM së Dimçe Arsovski tha se “Sot është dita kur LSDM-ja përmes Ministrisë së Financave (MF) i futën në borxh qytetarët për 32.5 milionë euro. 32.5 milionë euro është ankandi i MF-së ku qytetarët e Republikës së Maqedonisë do të hyn në borxh për një shumë të madhe parash. Paramendoni, do të na fusin në borxh për 32.5 milionë eurot, ndërsa projekti i vetëm dhe më i madh janë tenderët dhe paratë shtetërore që i ndajnë firmat e LSDM-së dhe anëtarët e LSDM-së. Vetëm sot LSDM-ja fut në borxh secilën familje katër anëtarëshe për 4000 denarë”.

Sipas tij, qytetarët fundosen në borxhe, dhe nuk mund t’i dalin në fund, ndërsa LSDM-ja, Zaevi, Angjushevi, Filipçe, Sheqerinska i ndajnë paratë e popullit me firma të afërta me LSDM-në.

Vetëm 3 muajt e kaluara borxhi publik dhe shtetëror i rrit falë punës jo efikase të LSDM-së. Borxhin publik në tre muajt e fundit LSDM-ja e rriti për 54 milionë euro, ndërsa borxhi shtetëror është zmadhuar për 29 milionë euro. Apo më saktësisht, secilën ditë gjatë tre muajve të kaluara, borxhi publik zmadhohet për mbi gjysmë milion euro apo më saktë 580.645 euro në ditë, kurse borxhi shtetëror rritjet secilën ditë për 311.827 euro. Më këto huazime realizimi i projekteve kapitale është qesharake, njëjtë si është qesharake rritje e BPV-së. Për vetëm një vit që qeveris LSDM-ja, përveç skandaleve, aferave dhe kriminaliteteve nuk pamë asnjë investim real për përmirësimin e jetës së qytetarëve”, deklaroi Arsovski.

Ai shtoi se nuk ka autostrada të reja, nuk ka shkolla të reja, foshnjore të reja, spitale të reja, nuk ka subvencione të reja për bujqit, s’ka pensione më të larta për pensionistët, paga më të larta për të punësuarit, dhe siç tha ai, nuk ka asgjë nga ajo që premtonte LSDM-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat