LSDM: OBRM-PDUKM-ja i varfëroi qytetarët

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM-ja i varfëroi qytetarët

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 17:36
LSDM

“Nuk është saktë se borxhi është zmadhuar për 32 milionë euro, që kur OBRM-PDUKM-ja e krijoi borxhin publik shënon ulje, për herë të parë pas 9 viteve”, reagon LSDM-ja ndaj akuzave të partisë opozitare të OBRM-PDUKM-së nëpërmjet një kumtese.

Ata shtojnë se që kur OBRM-PDUKM-ja e krijoi borxhin publik, pas nëntë viteve borxhi publik shënon ulje.

“Që kur OBRM-PDUKM-ja e krijoi borxhin publik dhe i futi në borxh qytetarët, për herë të parë pas 9 viteve të plota, në vitin 2017 borxhi publik shënoi ulje, ndërsa në vitin 2018 mbeti në të njëjtin nive”, kumtoi LSDM-ja duke shtuar se politikat kriminale të OBRM-PDUKM-së i varfëruan qytetarët dhe se deri në vitin 2020 ka detyrime që duhet të paguhen prej 2 miliardë e 114 milionë euro që janë bërë në kohën e OBRM-PDUKM-së.

“Për shkak të politikave kriminale të OBRM-PDUKM-së borxhi publik ishte në rritje të shpejtë dhe i papërmbajtshëm. Nga viti 2008 aj në mënyrë të përshpejtuar rritej, që në vitin 2016 të dyfishohet (nga 23% në 48%). Nuk janë të sakta deklarimet se borxhi është zmadhuar për 32 milionë. Mjetet e huazuara të ankandit të sotshëm janë për kthimin e borxhit në të njëjtën javë dhe borxhi neto nuk është 32 milionë euro siç deklaron rrejshëm OBRM-PDUKM-ja”, thonë nga LSDM-ja.

Ata që kanë dyfishuar borxhin dhe kanë krijuar detyrime enorme, sipas LSDM-së, po përpiqet të rrejnë publikun.

“Maqedonia ecën përpara, politika në ekonomi sjellin përfitime për qytetarët, ekonomia dhe shteti i vënë fund harxhimeve enorme të parave shtetërore” thuhet në fund të kumtesës së Lidhjes Social Demokrate duke shtuar se qytetarët duhet të jenë të qatë, dhe se me menaxhim të përgjegjshëm me financat publike Qeveria e LSDM-së krijon kushte për kthimin e borxheve dhe sigurim të stabilitetit financiar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat