LSDM: Mickoski pranoi se punon vetëm për amnistinë e kriminalitetit

Maqedonia

LSDM: Mickoski pranoi se punon vetëm për amnistinë e kriminalitetit

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 18:34
LSDM

Sipas LSDM-së që kur Hristijan Mickoski sot refuzoi të përgjigjet në pyetjen gazetareske, ai pranoi se OBRM-PDUKM-ja punon vetëm për amnistinë e kriminalitetit.

“Maqedonia i tha lamtumirë kriminalitetit dhe të kaluarës së zezë, tash ecën drejt BE-së dhe NATO-s, ndërsa vlejnë vlera dhe rregulla tjera për të cilat angazhohet OBRM-PDUKM-ja”, kumtojnë nga LSDM-ja.

LSDM-ja thotë se të gjithë faktorët politik që janë për të ardhmen e Maqedonisë janë të vendosur dhe të bashkuar, përveç Mickoskit dhe kryesia e ngushtë e OBRM-PDUKM-së që duan të shkojnë mbrapa në të kaluarën e zezë.

“Mickoskit duhet bërë qartë se amnisti për kriminelët nuk do të ketë, secili do të përgjigjet sipas ligjeve”, thonë nga LSDM-ja duke shtuar se pa dallim të sjelljes së papërgjegjshme të OBRM-PDUKM-së, qytetarët e Maqedonisë, më 30 shtator do ta shfrytëzojnë mundësinë historike për zhvillim dhe se do ta realizojnë angazhimin patriotik të shumë gjeneratave, Maqedonia të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-s me identitet të përforcuar maqedonas.

Nga LSDM-ja shtojnë se askush nuk do ta ndalojë të ardhmen e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat