OBRM-PDUKM: Radmila Sheqerinska do të përgjigjet sipas nenit 353 të Kodit Penal

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Radmila Sheqerinska do të përgjigjet sipas nenit 353 të Kodit Penal

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 22:03
OBRM-PDUKM

Reagon partia opozitare OBRM-PDUKM ndaj deklaratave të Radmila Sheqerinskës se 90% e kohës në takimet e liderëve është biseduar për amnistimin e OBRM-PDUKM-së.

Ata nëpërmjet një kumtese thonë se “Radmila Sheqerinska do të përgjigjet sipas nenit 353 të Kodit Penal për keqpërdorim të pozitës zyrtare për shkak të gjithë furnizimet kriminale, tenderë të dyshuar ndarje të grandeve për partinë. Saktësiht ky nen nga Kodi Penal është ai nen që kur do të kthehet shteti i së drejtës, kurse gjyqësia do të lirohet nga klani, kriminelët e Qeverisë do të ndiqen për qindra miliona eurot e ndarë nëpër kompanitë partiake”, reagojnë nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se i vetmi interes dhe prioritet i Sheqerinskës dhe Zaevi është shmangja nga ligji dhe varfërimi i shtetit dhe sigurisë.

“Radmila Sheqerinska sipas nenit 353 të KP të RM-së do të përgjigjet si Ministre e Mbrojtjes nga furnizimet e mazutit nga kompania që nuk i plotëson kushtet, furnizimi i automjeteve nga një sponsor partiak – kompania me shumë milionëshe, ndërsa do të kontrollohen edhe furnizimet e bademeve, lajthive, ushqimeve të detit dhe kulaçeve për mijëra euro, më pastaj keqpërdorimi eventual i helikopterëve të Armatës, deri në ndarjen e grandeve për organizatat e afërta partiake të fshehura nën hijen e organizatave qytetare”, thonë nga OBRM-PDUKM-ja.

Radmila Sheqerinska, siç thonë ata, sikur gjithë Qeveria, përpiqet ta përgënjeshtrojë të vërtetën dhe sa më shumë të gënjejë me qëllim që të manipulojë publikun për shkak të marrëveshjes kapitulluese me Greqinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat